Një situatë që ndodh rrallë në futboll është regjistruar në derbin Inter-Milan për Kupën e Italisë këtë mbrëmje.
Arbitri kryesor i sfidës është dëmtuar dhe për pasojë është detyruar të lërë fushën e blertë.
Valeri është zëvendësuar nga arbitri i katërt.
Sfida aktualisht është në barazim 1-1 ku Milani shënoi në pjesën e parë me Ibrahimovic ndërsa Interi barazoi në pjesën e dytë me Lukaku pas një 11-metërshi i cili u dha vetëm pas VAR nga arbitri.