Vendosni fjalën kyçe....

Diversioni i Ramës mbi përgjimet e Ndranghetas e jehona mediatike që e pasoi sot


Kryeministri Rama shfrytëzoi bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët për të folur mbi çështjen e përgjimeve të Ndranghetës që janë publikuar ditët e fundit në disa prej mediave në vend.

Ndërsa bëri disa pohime të tipit ‘në çdo vend të botës pastrohen para’, kreu i qeverisë e plotësoi menjëherë këtë duke shtuar se ligji shqiptar është mjaft i rreptë në këtë drejtim.

Edhe pse duhej të fliste për bujqësinë, bashkë me ministren Ikonomi, kryeministri ka vijuar ‘lojën’ e tij lidhur me përgjimet e fundit. Sipas tij, përfundimet e prokurorisë italiane tregojnë se grupi italiane që del në përgjime ka dështuar në Shqipëri, ndërsa shtoi se akuzat mediatike nga opozita po e bëjnë vendin të pajetueshëm.

Gjithçka është publikuar së fundmi ai e quajti tymnajë e neveritshme, marrëzi e pashoqe por nuk harroi as diversionin e zakonshëm duke futur në lojë edhe kreun e opozitës, Basha, e presidenti Meta. Këtu ai theksoi përmendjen në përgjime të deputetit italian Pier Ferdinando Casini dhe Ilir Kullës. Sipas Ramës edhe pse ata dalin në përgjime dhe rezultojnë të jenë i pari mik i Bashës dhe i dyti, këshilltari i presidentit Meta, kjo nuk i bën Bashën e Metën përgjegjës.

“Ju e dini shumë mirë sesa i gatshëm jam unë ta mbroj Ilir Metën aty ku nuk mbrohet sot, por faktikisht nëse Ilir Meta përmendet aty, me emër dhe mbiemër, nëse këshilltari i tij, që njihet edhe si tregtar lajmesh të rreme, i provuar nga gjykata italiane për ti bërë nënën vendit këtu, është aty unë kam të njëjtin qëndrim edhe për ata. Po pastaj? Ata mund të kenë njohje direkte me ata njerëz! Po pastaj? Sigurisht që nga ky hetim rezulton që një deputet, i cili është lidhja e tyre atje ka marrë goditje për shkak të këtij hetimi, ai deputet dihet që është mik i Lulzim Bashës dhe i PD. Dhe lidhjet e këtyre njerëzve janë lidhje me të djathtën. Po pastaj? Çfarë duhet të them unë?! Duhet të them që Lulzim Basha priste këtë deputetin që e çonin mafiozët dhe i jepte fjalën që do të ndihmonte mafiozët? Nuk e them dot kurrë.” – tha Rama.

Po kështu ai tregoi edhe një histori për ta ilustruar edhe më mirë atë që po deklaronte më lart lidhur me përgjimet e publikuara.

Rama tha se kur ka qenë kryeta bashkie, një mashtrues ka bërë një foto me të dhe më pas e ka përdorur foton për të marrë firma nga pronarë tokash duke u hequr si djali i tezes së tij.

“Kur unë isha kryetar i bashkisë së Tiranës njëri që kishte bërë një fotografi me mua në dalje të ish-Kinema Dajtit, mbas një takimi partie, me atë fotografi me mua shkonte dhe kërkonte nga pronarët e tokës që t’i jepnin firmën se ishte djali i tezes që unë nuk e pata kurrë. Një mashtrues. E ça lidhje ka kjo?” – tha Rama.

Deklaratave të sotme të kryeministrit, u bënë menjëherë jehonë mediet në vend. Ndërsa pjesa dërrmues e tyre nuk publikoi asgjë nga përgjimet e antimafias italiane lidhur me Ndranghetën ku përmendeshin edhe kryebashiaku Veliaj, kryeministri Rama, ish-drejtori i Policisë së Tiranës Veliu, kreu i Veterinarisë e ministra shqiptarë, ato kanë publikuar menjëherë deklaratat e kreut të qeverisë.

Balkanweb, Panorama, Top-Channel, Tema e Shqiptarja etj, u bënë jehonë deklaratave diversive të Ramës sot. Tema e Shqiptarja para dy ditësh publikuan edhe një dokument, ku, grupi i italianëve që del në përgjimet e antimafias përmend emrin e këshilltarit të Metës, Kulla, por jo përgjimet ku përmenden Veliaj, Rama, Veliu si dhe biznesmeni shqiptar ‘Nik’.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *