Këshilltari i presidentit Meta, Ilir Kulla, ka komentuar pjesë të përgjimeve të antimafias italiane, ku përmendet emri i tij.
Ndërsa diskutohej për këto përgjime në emisionin “opinion” mbrëmjen e kaluar, Kulla i dërgoi një mesazh gazetarit Blendi Fevziu.
Ai shprehet se as që është takuar ndonjëherë për kafe me shefin e antimafias ashtu sikurse aludohet.
“Me 180 milionë Euro Cash blinin prokurorinë, qeverinë dhe parlamentin. Të them unë shumë shkurt: Odeta, gruaja e tij është nga Shkodra, është mjekja ime dhe ky është burri i vet. Sigurisht që shefin e antimafias s’do e takoja nëpërmjet këtij kapterri dhe shefi i antimafias nuk takohet në kafe tek ‘Zogu i Zi’. Odeta është mjeke e shkëlqyer gastrohepatologe, zonjë grua dhe mjeke e zonja, as e kam takuar dje dhe as e kam takuar ndonjëherë shefin e Prokurorisë Antimafia.”- thuhej në mesazhin e Kullës.
Në përgjimet e publikuara deri më tani emri i Kullës del shkarazi, në bisedën mes Antonio Gallos, me ish-zyrtarin e Guardia Di Finanzas, Ercole D’Alessandro. Kulla përmendet sikur do që të takojë prokurorin e Antimafias, De Raho.