Gjendet një makinë e djegur në rrugën Vlorë-Seleicë. Dyshohet se ajo është përdorur nga personat që i bënë atentat Marjon Mitros paraditen e sotme.
Mjeti është shkrumbuar plotësisht ndërsa policia po kontrollon përreth për gjetjen e gjurmëve që mund të çojnë në identifikimin e kapjen e autorëve.
Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme në Vlorë ku ndaj Mitros u qëllua disa herë. Ai ka marrë dy plumba, njërin në krah ndërsa tjetri e ka pregut tërthorazi në kokë.
Mitro dyshohet si anëtar i bandës së vrasësit me pagesë, Julian Sinanaj e dyshohet si porositësi i atentatit të dështuar me tritol ndaj prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi e ndaj ish-deputetit të Vlorës, Ardjan Kollozi.
*(Foto Credit: Shqiptarja)