Tetë persona kanë humbur jetën së fundmi në vend lidhur me Covid-19.
Viktimat sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë 3 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Durrësi, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Burrel, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lezha, të moshave 59-81 vjeç.
Nga 3605 testime të kryera kanë dalë 879 raste të reja me Covid-19.
Në katër spitalet covid në Tiranë, po trajtohen 284 pacientë, nga të cilët 21 janë në terapi intensive me 5 të intubuar.