Derbi i Madonninës i ka takuar Interit.
Në San Siro, të besuarit e Antonio Contes kanë triumfuar me rezultatin 2-1, për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Golin e fitores dhe kualifikimit e shënoi Christian Eriksen në minutën e 97-të, derisa u dhanë 10 minuta shtesë.
Golin tjetër për Interin e shënoi Romelu Lukaku, derisa për Milanin shënoi Zlatan Ibrahimovic.
Ibra në minutën e 59-të, e la skuadrën e tij me 10 lojtarw duke u ndëshkuar me të dytin të verdhë për t’u përjashtuar nga loja