Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Elbasan, ku një pedagog është hedhur nga kati i shtatë i pallatit.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01:30, ku ish-pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës Jakov Oga, 65-vjeç është hedhur nga lartësia.
Për fat të mirë pedagogu ka shpëtuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital. Ai ka shpëtuar për shkak se në momentin e rënies është pritur nga tenda e një biznesi por ka marrë disa fraktura.
Sipas disa medieve në vend, ish-pedagogu ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka tentuar të vetëvritej në kushte të rënda psikologjike.