Vendosni fjalën kyçe....

Kepi hedh poshtë Kryeministrin për Ndranghetan: Hetimet vazhdojnë, nuk janë mbyllur në 2018-n


Gazetarja Alba Kepi e cila nxori për Shqipërinë dosjen me përgjimet e anti-mafias italiane ku persona të lidhur me Ndranghetan përmendin biznesmenë dhe politikanë nga vendi ynë, ka hedhur poshtë deklaratat e sotme të kryeministrit Edi Rama i cili tha se hetimet janë mbyllur në 2018.

Kepi në në një lidhje direkt me emisionin “A Show” në Syri Tv tha se hetimet për këtë dosje vazhdojnë dhe nuk janë mbyllur akoma.

Ajo ndër të tjera zbuloi edhe personit kyç i cili ishte “ura e komunikimit” të Ndranghetas me persona në Shqipëri.

Sipas saj Henrik Baçi dërgoi tre shqiptarë në Katanzaro të cilët u bënë pronarë të 6 kompanive.

Uroj që Rama të lexojë dosjen sepse nuk e ka bërë. Dosja përmban afera tronditëse. Më 14 qershor 2020, tre shqiptarë vijnë në Katanzaro dhe bëhen pronarë të gjashtë kompanive.

Këto persona i sjell pikërisht Henrik Baçi.

Unë uroja që gazetarët shqiptarë të gjejnë ku i ka zyrat ky person.

Kjo do të thotë se hetimet vazhdojnë dhe biznesi nuk ka marrë fund. Nga konferenca e Ramës u ndjeva e fyer dy herë. Së pari sepse hodhi poshtë partnerin më të rëndësishëm, Italinë, duke hedhur poshtë atë dosje. Antimafia italiane ka disa vite që ka sinjalizuar se e ka të vështirë që të punojë me Shqipërinë. Në numrat telefonikë të Antonio Galos i njohur si Princi apo Qorri, janë mijëra telefonata. Prej tyre mësohet se hetimet vazhdojnë edhe në vitin 2020. Pra nuk janë përgjime deri në vitin 2018”-tha Kepi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *