Kina po punon për të përforcuar dhe ndërtuar mure të reja kufitare përgjatë kufijve të saj me Vietnamin dhe Mianmarin, njoftoi të dielën ABC.
“Kina është në procesin e shtrirjes së një gardhi hekuri 4,5 metra të lartë, në krye me tela me gjemba, përgjatë lumit Beilun.” – që kalon përgjatë kufirit të saj me Vietnamin, vuri në dukje media australiane. “I ndërtuar midis viteve 2012 dhe 2017, projekti prej 29 milionë dollarësh shtrihet 12 kilometra dhe është menduar për të frenuar kontrabandën e mallrave, drogës dhe njerëzve.” – shkroi ABC duke cituar një raport nga agjencia shtetërore e Kinës për shtyp, Xinhua.
Në mënyrë të ngjashme, Kina thuhet se përfundoi ndërtimin e një gardhi 660 kilometra të gjatë përgjatë një pjese të kufirit të saj me Mianmarin në dhjetor, sipas ABC.
Kina synon të shtrijë murin përgjatë gjithë shtrirjes së kufirit të saj me Mianmar (rreth 2000 kilometra) deri në fund të vitit 2021 si pjesë e një ‘faze të dytë’ të projektit, njoftoi Radio Azia e Lirë (RFA) më 14 dhjetor.
Ajo do përfundojë deri në tetor 2022 dhe do të përfshijë instalimin e ‘rrjeteve të tensionit të lartë në seksionet kryesore të kontrabandës që bëhet në kufi. Sistemet e kamerave Skynet dhe alarme infra të kuqe do të instalohen në të gjithë kufirin’, sipas raportit.