Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shpjegoi në emisionin “Real Story” programin politik të përgatitur nga forca e saj politike e cila do jetë oferta për votuesit në zgjedhjet e 25 prillit 2021.
Kryemadhi deklaroi se LSI-ja ka punuar për këtë program 2 vite e gjysmë, e ka testuar, dhe është shumë i thjeshtë edhe për qytetarët.
Madje Kryemadhi dha edhe një afat se kur mund të realizohen premtimet që përmenden në programin e saj politik.
“Nëse Monika si kryetare e LSI-së do të jetë e qartë, pastër dhe e kthjellët në prezantimin e 5 prioriteteve kryesore të LSI-së, të cilat janë të mundshme, të realizohen jo në 5 muaj, por në 5 ditë mjafton të jetë vullneti politik. Jam e bindur që qytetarë do të jenë shumë komodë për të shprehur qëndrimin e tyre politik në realizimin e këtyre gjërave. Unë mendoj se çdo parti është e detyruar të bëjë detyrat e shtëpisë, që nuk kanë të bëjnë veç me hartime programi, por është respekt për veten tonë dhe kryesorja është detyra për të thënë ato për të cilat angazhohet. Shqiptarët janë mësuar rëndom të shikojnë premtime, demagogji, slogane madhore, por në shtëpinë e tyre e kanë pasur të pamundur injektimin e tyre”-deklaroi kryetarja e LSI-së.