Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, në një takim me simpatizantë të njësisë 2 në Tiranë foli edhe për lidhjen biznesit me shtetin.
Kryemadhi tha se shteti duhet ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.
Kryetarja e LSI-së përsëriti se ka rënë dakord me PD-në që të vendoset taksa e sheshtë 9%.
“Ajo që ne duam të themi është që të bëjmë që rinia të qëndrojë këtu dhe të mos shpopullohet më Shqipëria. Për LSI, më mirë 3 milionë shqiptarë të pasur dhe jo oligarkë sesa 3 oligarkë dhe 3 milionë shqiptarë të varfër. Shteti ta shikojë biznesin si partner dhe jo si armik.
Ne mund të kemi turizëm plot. Ne jemi për taksën e sheshtë 9 përqindje. Do marrë fund ky lloj taksimi , deri edhe ajrin e taksojnë. T’i japim fund tranzicionit dhe të krijojmë shpresë të re tek qytetarët. Të kemi të gjithë mundësi të jetojmë në Shqipëri”- tha Kryemadhi.