Vendosni fjalën kyçe....

Mediat në Kosovë – Albin Kurtit i ndalohet kandidimi në zgedhjet e 14 shkurtit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pohuar se kreut të Vetëvendosjes do i ndalohet kandidimi në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit në Kosovës.

Njoftimi erdhi pas vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa, që në mbledhjen e sotme vendosi pjesërisht pro ankesave të partive politike për certifikim të listës së kandidatëve për deputetë. PZAP-ja ka vendosur që të certifikohen vetëm kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore.

Mbeten jashtë listave të dënuarit me aktgjykim final në tri vitet e fundit. Në këtë listë përfshihet edhe kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti. Te e njëjta forcë politike u ndalohet kandidimi edhe Albulena Haxhiut, Liburn Aliut, Bajram Mavriqit dhe Labinotë Demi-Murtezit, të cilët nuk mund të zëvendësohen me kandidatë të tjerë.

Për sa u përket emrave në partitë e tjera, te Nisma Socialdemokrate është certifikuar lista, por pa emrat e Vesel Krasniqit, Besnik Berishës, Filloreta Bytyçit, Valentina Alijajt, Xhafer Berishës, Aziz Thaçit, Musa Fetahajt, Hasime Dakës, Fatmir Gërdellajt, Vehbi Avdullahajt, Endrit Shalës dhe Ardian Nokajt.

Tek AAK-ja, e cila u shpreh se i ka zëvendësuar emrat e tre kandidatëve për probleme me ligjin, nuk janë certifikuar katër kandidatë. Bëhet fjalë për Shemsedin Dreshajn, Gani Dreshajn, Rrahim Ajetin dhe Shqipe Kastratin, shkruan Koha.net.

Partitë që duan të ankohen ndaj këtij vendimi kanë 24 orë afat për t’u ankuar në Gjykatën Supreme. Supremja do të ketë tre ditë afat për vendim. Procesi i certifikimit mbyllet më 31 janar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *