Dritan Dajti i cili vuan dënimin për vrasjen e 4 efektivëve të policisë ka lënë burgun dhe është transferuar në spital.
Shkak për transferimin në spital është bërë Covid-19 ku sipas BalkanWeb, Dajti ka shfaqur probleme shëndetësore.
Transportimi në spital është bërë në kushte të rrepta sigurie.
Fatos Xhani, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj, dhe Sajmir Duçkollari, mbetën të vrarë në operacionin e Policisë me 7 gusht të vitit 2009, kur efektivët e Njësisë Operacionale të Policisë së Shtetit, ndërhynë në zonën e plazhit për të arrestuar Dajtin i cili ishte në kërkim, pasi ai ishte dënuar për vrasjen e biznesmenit Agim Beqo, ngjarje e ndodhur në vitin 1999 në Tiranë.