Vendosni fjalën kyçe....

Putini hedh poshtë akuzat e Navalny-t: Ato prona s’janë të miat


Presidenti rus Vladimir Putin thotë nuk zotëron asnjë prej pronave të paraqitura në videon e publikuar nga Alexey Navalny.

Javën e kaluar, ky i fundit në një video të titulluar “Pallati i Putinit” pretendonte se presidenti zotëron një rezidencë të shtrenjtë në Detin e Zi.

“Asgjë që është thënë në filmin e Navalny si pronë e imja nuk më përket mua ose të afërmve të mi të ngushtë dhe kurrë nuk ka qenë.”– tha Putini në një konference të hënën, citon RT.

“Unë nuk e pashë këtë film thjesht për mungesë të kohës së lirë, por shkëputa disa klipe që më solli ndihmësi im.”– vuri në dukje presidenti.

Më 19 janar, në një video që deri tani ka grumbulluar mbi 86 milion shikime, Navalny pretendoi se Putini zotëron një pronë private të shtrenjtë pranë Gelendzhik-ut, në bregdetin e Detit të Zi. Navalny tha se kishte zbuluar prova se nga vinte fondi për ndërtesën, duke e quajtur atë “ryshfetin më të madh në histori”.

Por zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i quajti akuzat si “një mit të jashtëzakonshëm”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *