Vendosni fjalën kyçe....

Rakacolli nuk jep datë por premton: Dozat e tjera të vaksinës do vijnë


Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli e ftuar në emisionin “Open” nuk ka dhënë datën se kur do vijnë vaksinat sipas kontratës së nëshkruar me Pfizer.

Edhe pse ishte premtuar se në fillim të javës së tretë të janarit do vinin vaksinat e Pfizer, akoma nuk kanë ardhur sasia me një numër të konsiderueshëm të dozave.

Rakacolli tha se vaksinimi po vazhdon me vaksinat e falura nga shteti i cili nuk u zbuluar kur emri dhe se doza e dytë është e siguruar për personat që e kanë marrë të parën.

Më tej, ajo tha se Pfizer nuk ka thënë se nuk do sjellë dozat e tjera ose se nuk do respektojë kontratën.

Vaksinimi po vazhdon, me Pfizer. Është e sigurt doza e dytë për ata që kanë marrë dozën e parë. Nuk do të ketë ndërprerje. Kemi komunikuar me Pfizer. Nuk ka thënë deri më tani se nuk do ta respektojnë kontratën. Do të vijnë edhe në Shqipëri, si pjesën tjetër të botës. Ne Pfizer nuk na ka thënë që nuk do t’ua sjell”- tha Rakacolli.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *