Vendosni fjalën kyçe....

Rama për përgjimet e Ndranghetas: Tymnajë e neveritshme, s’ka fakte, s’ka prova, marrëzi e pashoqe


Kryeministri Rama ka komentuar çështjen e përgjimeve të Ndranghetës duke thënë se lidhur me këtë ka folur grupi hetimor italian.

Kreu i qeverisë theksoi se grupi në fjalë në Shqipëri ka dështuar krejtësisht duke qenë se të vetmin investim në Tiranë kanë një dyqan rrobash.

“Në këtë rast ka folur qartësisht duke dhënë konkluzion grupi hetimor italian. Po jua lexoj për t’ju thënë pse është turp i pashembullt për të gjithë ju që keni për detyrë të informoni publikun dhe ushqeni tymnajën me llafe e muhabete, dëngla njerëzish që sipas prokurorisë italiane, jo pas meje se këta pas më shumë se 1 viti në Tiranë dhe bisedime me njeri-tjetrin ato dështuan totalisht. I vetmi investim i bërë është një dyqan i vogël për shitje rroba pune dhe ai me konflikte mes ortakëve.” – tha Rama.

Më tej kreu i qeverisë tha se servirja e këtij llumi për publikun në televizione është turp dhe marrëzi e pashoqe. Rama shtoi se në bisedat imagjinare të italianëve të përgjuar nuk ka asnjë fakt, asnjë provë duke u ngritur një tymnajë e neveritshme.

“Marrja e këtij llumi dhe servirja e këtij llumi si ushqim për shqiptarët netëve të gjata të mejhaneve televizive dhe ditëve të gjata të kërkesës për klikime dhe spektakël është turp që i mëshiron më së miri ata që e ushqejnë këtë lloj qasje ata që prirjen për t’ja bërë nënën këtij vendi e kanë prioritet. Kjo është një marrëzi e pashoqe me asgjë tjetër, flasin ca italianë, përmendin njerëz, imagjinojnë investime, përfytyrojnë investime në tokën e premtuar, por s’ka fakte, s’ka prova, asgjë dhe këtu ngrihet një tymnajë e neveritshme. S’kam asgjë për të thënë por pijani lëngun mijëra faqeve, villeni në ekrane e portale për t’i bërë shqiptarët t’ju vijë për të vjellë se ky është edhe qëllimi. Kjo është provë spektakolare e katandisë së opozitës dhe mediave. Nuk e imagjinoj dot që në një vend normal një njeri që ka një mikrofon merr kohë nga koha e njerëzve dhe ju hedh në fytyrë gjellë kutërbuese dhe të poshtër.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *