Thyhen xhamat e një biznesi në Elbasan. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur pas mesnatës rreth 20 metër larg Drejtorisë së Policisë.
Paraprakisht dyshohet se një person ka hyrë për të vjedhur në dyqanin Fast Food. Sipas Shqiptarja.com, biznesi është në emër të Ilir Zekthit me origjinë nga Belshi.
Deri më tani nuk raportohet as për para apo mall të vjedhur.
Efektivët kanë rrethuar zonën për të identifikuar autorin/autorët.