Vendosni fjalën kyçe....

5000 ushtarë të Gardës Kombëtare do qëndrojnë për të mbrojtur Kapitolin në SHBA


Shefi ushtarak i Gardës Kombëtare tha se 5.000 trupa të Gardës Kombëtare do të qëndrojnë në Uashington D.C., me kërkesë të Policisë së Kapitolit të SHBA-së.

“Numri 5.000 lidhet drejtpërdrejt me kërkesën për ndihmë nga Policia e Kapitolit të SHBA”, tha gjenerali i ushtrisë Daniel Hokanson në një konferencë të Pentagonit.

Autoritetet e zbatimit të ligjit Federal dhe Uashington DC kërkuan më shumë se 25,000 ushtarë të Gardës Kombëtare për përurimin e presidentit Joe Biden javën e kaluar, pasi disa mbështetës pro-Trump hynë në ndërtesën e Kapitolit në 6 Janar.

Pas përurimit, Garda Kombëtare njoftoi se numri do të ulej në 7.000 trupa deri në fund të janarit dhe do të ulej më tej në 5.000 deri në mes të marsit.

Dy burime të Gardës Kombëtare i thanë Breitbart News se prania e Gardës Kombëtare po mbahet në Uashington DC për shkak të përpjekjes për fajësimin e gjyqin e mundshëm ndaj ish-presidentit Donald Trump nga Senati.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *