Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendimin në mbledhjen për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore.
Sipas vendimit numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është gjithsej 705 të ndara në disa kategori.
Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
ç) Për kategorinë ekzekutive 472.