Vendosni fjalën kyçe....

Aksidenti në Vlorë-Fier, policia arreston shoqen e viktimës: Ishte ajo shofere


Të tjera detaje janë bërë me dije lidhur me aksidentin e rëndë që ndodhi mbrëmjen e kaluar në aksin Vlorë-Fier, ku një vajzë e re humbi jetën.

Policia ka arrestuar shoqen e saj Silvana Muho, pasi ajo kishte qenë shofere por mbrëmë ka gënjyer uniformat blu duke thënë se ka qenë viktima drejtuesja e mjetit.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, në lidhje me aksidentin rrugor të ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, nga veprimet hetimore ka rezultuar se në drejtim të mjetit nuk ka qenë shtetasja A. Ç., 23 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë në vendngjarje, por ka qenë shtetasja S. M., 22 vjeçe.

Në përfundim të veprimeve hetimore, nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i drejtueses së mjetit, shtetases S. M., për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’.”- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *