Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Qesharake që ende flitet për përgjimet, nëse ka ndonjë lidhje politike duhet kërkuar te Basha e Nard Ndoka


Sekretari i përgjithshëm i PS-së tha sot se nëse përgjimet e antimafias italiane kanë një lidhje politike në Shqipëri, ajo duhet kërkuar, është te kreu i PD-së Basha e aleati i tij, Nard Ndoka.

I ftuar në rubrikën ‘Opinon’ në News24, Balla tha se kreu i opozitës duhet të dalë e të sqarojë pozicionin e tij duke qenë se në përgjime dalin edhe miq të tij si ish-eurodeputeti italian, Cesa.

“Duket tërësisht qesharake që vazhdon të diskutohet për këtë çështje. Nuk është e vërtetë të ketë investuar në ndërtime ky grup. Konkluzioni është një dyqan rrobash. Po them pse u tentua të bëhej një ndërlidhje politike në Shqipëri. Deklaroj se nëse tentohet një lidhje politike, e kanë tek Luli, tek Nard Ndoka që e ka pritur në Kongres. Në vitin 2017, në 2 korrik kur ishte një nga përgjimet, PD ishte në qeveri. Në 2 korrik 2017 gjysmën e qeverisë e kishte Basha, gjysmat e ministrave. Unë s’po abuzoj dhe të them që i referohen ministrave të Bashës. Minimalisht kur bëhet fjalë për një politikan, që aderon në parti simotër, sqaro pozicionin tënd, dhe kur e ngre gishtin ndaj kryebashkiakut, bëje dhe ndaj Presidentit. Apo e ke aleat, kurse Veliajn armik.” – tha Balla.

Në fund Balla tha se Basha është një person i mbytur që kërkon të bëjë pis këdo. Ai theksoi se sa më shumë afrohet 25 prilli aq shumë do ketë të pavërteta.

“Basha është një i mbytur i cili është i gatshëm të bëjë pis, të kapet pas çdo dege e vele. Nuk ka degë e varkë shpëtimi pë Bashën, sepse një mashtrues përsëritës që mundohet të përdorë çdo gjë për të bërë pis imazhin e Shqipërisë. Jemi mësuar. Sa më shumë afrohet 25 prilli do keni lloj-lloj abuzimi me të pavërteta  të mëdha. Ajo që na intereson është që procesi i rindërtimit ecën në mënyrë të shkëlqyer. Jemi në proces të avancuar.” – shtoi Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *