Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i Vokshit: U shpenzuan 760 milionë lekë, shkolla në Kuçovë pa ngrohje e me ujëra të zeza në oborr


Ish-deputetja demokrate Albana Vokshi ka denoncuar gjendjene  shkollës ‘18 tetori’ në Kuçovë.

Ajo shkruan se edhe pse për të u shpenzuan 760 milionë lekë, ajo nuk ka sistem ngrohje, muret e brendshme kanë krijuar lagështi ndërsa në oborrin e shkollës kanë shpërthyer ujërat e zeza.

okshi theksoi se propaganda e fasadave ka lënë fëmijët mes të ftohtit e lagështirës.

“Propaganda e fasadave me ngjyra në shkolla, lë fëmijët në #Kucovë mes të ftohtit e lagështisë!

760 mln lekë u shpenzuan për shkollën “18 Tetori” në Kucovë. Në inagurim, mori pjesë edhe deputetja Felaj, që e shiti si një ndër punët më të mira të bashkëpunëtorëve të saj partiakë.

Por për fat të keq, vetëm fasada e ngjyrave dhe propaganda nuk mjafton. Temperaturat e ulta të janarit e kanë bërë të vështirë mësimin në këtë shkollë.

  1. Nuk ka sistem ngrohje. Nxënësit detyrohen të sigurojnë privatisht ngrohës portativë, por automati nuk e mban ngarkesën.
  2. Muret kanë krijuar lagështi për shkak të abuzimit me fondet dhe cilësisë së dobët të punimeve.
  3. Në oborrin e shkollës kanë shpërthyer edhe ujrat e zeza duke krijuar një mjedis të rënduar e të rrezikshëm për fëmijët.

Ankesat e shumta të prindërve e fëmijëve vazhdojnë të bien në vesh të shurdhër.” – shkruan Vokshi në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *