Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi i dy biznesmenëve në Laç majin e shkuar, prokuroria mbyll hetimet: Autori është Eduard Lamaj


Prokuroria ka mbyllur hetimet lidhur me ekzekutimin e dy biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji në lokalin ‘AA’ në Laç në maj të vitit 2020.

Sipas organit të akuzës, vrasësi është Eduard Lamaj ndërsa dyshohet se shkak për këtë u bë prishja e pazareve të drogës. Lamaj mbeti vetë i plagosur pasi Lika u kundërpërgjigj me armë.

Prokuroria thotë se provat më të forta që vërtetojnë përfshirjen e Lamajt në ngjarje janë pamjet filmmike, dëshmia e prova e ADN-së që janë marrë nga gjurmët e gjakut që u gjetën në vendngjarje.

Lamaj ka deklaruar se ka pasur konflikte të forta me pronarin e hotelit ku ndodhi ngjarja e rëndë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *