Trajneri Flick mund të largohet nga Bajerni i Mynihut në fund të këtij sezoni.
Lajmi jepet nga e përditshmja gjermane Bild, sipas së cilës shkak për këtë mund të jenë mosmarrëveshjet me drejtuesit e ekipit e disa lojtarë si dhe largimi i Rumeniges në fund të këtij sezoni.
Po sipas medias gjermane, ai pritet të marrë drejtimin e kombëtares gjermane në vend të Joahim Lëv.