Vendosni fjalën kyçe....

Kina ka filluar të përdorë teste anale për Covidin


Pekini tani ka filluar të përdorë tamponë analë për të testuar banorët e tij për koronavirusin, një metodë që ekspertët thotë se është më e saktë dhe rrit shanset e zbulimit të virusit.

Për të mbledhur mostrat e acidit nukleik, tamponi duhet të futet rreth dy deri në tre centimetra në rektum dhe të rrotullohet për disa herë.

Pasi ta kesh rrotulluar, ai hiqet dhe vendoset në mënyrë të sigurt brenda një ene. E gjithë procedura thuhet se do të zgjasë rreth 10 sekonda.

Kryeqyteti kinez filloi të përdorte këtë metodë më shpesh, që kur një djalë nëntë vjeçar doli pozitiv për virusin javën e kaluar.

Që nga 17 janari, më shumë se tre milion banorë në tre rrethe të Pekinit kanë bërë testin e koronavirusit në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e infeksionit.

Më shumë se 1.000 pjesëtarë të stafit dhe nxënës në shkollën e fëmijës sëinfektuar, të infektuar gjithashtu iu nënshtruan një shumëllojshmërie të testeve të acidit nukleik duke përfshirë edhe shtupat anale.

Shtupat anale janë përdorur në Kinë për të testuar koronavirusin që nga viti i kaluar, por metoda përdoret kryesisht në grupet kryesore në qendrat e karantinës.

Duke folur për transmetuesin shtetëror CCTV, mjeku nga Pekini Li Tongzeng tha se koronavirusi do të mbijetonte më gjatë në anus ose jashtëqitje, sesa në mostrat e marra nga fyti dhe hunda.

“Ne zbuluam se disa pacientë asimptomatikë kanë tendencë të shërohen shpejt. Është e mundur që të mos ketë asnjë gjurmë të virusit në fytin e tyre pas tre deri në pesë ditë.”- vuri në dukje Li, citon Daily Mail.

“Por virusi zgjat më shumë në mostrat e marra nga aparati tretës dhe jashtëqitja e pacientit, krahasuar me ato të marra nga trakti respirator. Nëse kryejmë tamponë analë për testimin e acidit nukleik, kjo do të rriste shkallët e zbulimit të pacientëve dhe do të ulte mundësinë e një diagnoze të humbur.”- pohoi eksperti.

Mirëpo ky lloj tamponimi ka shkaktuar mjaft komente në rrjet, me një pjesë të mirë të komentuesve që e kritikojnë atë.

“Dëmtim i ulët, por poshtërim ekstrem.”- thotë një komentues.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *