Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë do të ishte “shumë i rrezikshëm”, ka thënë për gazetën franceze “Le Monde”, përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Sipas tij, dialogu i lehtësuar nga BE-së është ndërprerë për shkak të zgjedhjeve në Kosovë. Duke folur për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë, ai ka thënë se “asgjë nuk ka mbaruar derisa gjithçka të ketë mbaruar”.
Në lidhje me rolin e Shteteve të Bashkuara në këtë proces, Lajçak ka thënë se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden “ndjejnë një përgjegjësi historike për shkak të angazhimit politik dhe njerëzor të SHBA-së në rajon”.
I dërguari i BE-së për dialogun tha se BE-ja kishte bashkëpunuar më parë me Sekretarin e ri të Shtetit në SHBA, Anthony Blinken dhe nënskretaren për Çështjet Politike, Victoria Nuland. “Uniteti amerikano-evropian është një faktor kryesor për suksesin në Ballkan”, ka thënë Lajçak.