Vendosni fjalën kyçe....

Meta: SPAK të nisë hetimet për politikanët e biznesmenët e përmendur në përgjimet e anti-mafias italiane


Kreu i Shtetit Ilir Meta gjatë intervistës së tij për “Alb 365” ka kërkuar që Prokuroria të nisë hetimet për çdo zyrtar apo biznesmen të përmendur në përgjimet e anti-mafias italiane.

Meta shtoi që shqetësimi kryesor është rivendosja e vendit në shinat e Kushtetutës.

Për çështjen, që është në hetim në Itali, për gjithçka që përmendet Shqipëria, për çdo zyrtar, sipërmarrës dhe sekser shqiptar, padyshim duhet urgjentisht të nisin hetimet nga Prokuroria jonë dhe nga SPAK. Fakti, që kemi një çështje në Itali, ku përmenden shumë raste nga Shqipëria, është mëse i mjaftueshëm, që të hetohet menjëherë edhe në vendin tonë. Së dyti, është bërë evidente nga të gjitha institucionet ndërkombëtare, që ne jemi një vend mjaft problematik, sa i takon fenomenit të pastrimit të parave.

Njëkohësisht, është e qartë që ka rënë kredidhënia për ndërtimin në përgjithësi dhe se ka një financim të jashtëzakonshëm për ndërtimin e shumë kullave në Tiranë, që vendosin pikëpyetje mjaft serioze për burimet e financimit. Sikurse jam mjaft i shqetësuar, prej kohësh, për daljen nga shinat kushtetuese të gjithë shtetit.

Ky është shqetësimi im kryesor, rivendosja e vendit sa më shpejt në shinat e Kushtetutës dhe të Integrimit Evropian. Ashtu sikurse jam mjaft i shqetësuar dhe i brengosur prej vitesh për fenomenin e shpopullimit të Shqipërisë, për mosdhënien e mundësive të rinjve për të qëndruar në vend, për të mos investuar në edukimin e tyre më cilësor sipas kërkesave të tregut të punës, si dhe për të mos iu siguruar atyre një perspektivë me punë më të mirëpaguar”- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *