Vendosni fjalën kyçe....

Moska rihap klubet e natës dhe baret


Ndërsa në shumë pjesë të botës është e vështirë të gjesh alkol në orët e vona të natës, Moska po bëhet gati për të hapur industritë e natës, pasi numri i të infektuarve vazhdon të bjerë.

Kryebashkiaku i kryeqytetit rus, Sergey Sobyanin, nxori ​​një urdhër të mërkurën në mëngjes duke konfirmuar se kufizimet në bare, restorante, klube dhe salla boëling-u do të hiqeshin.

Siç shkruan RT, më parë kërkohej që bizneset të mbyllen gjatë fashës orare 23:00 – 06:00 për të kufizuar numrin e kontakteve të mundshme.

Edhe me heqjen e orës policore, bizneset do të vazhdojnë t’i përmbahen regjimeve sanitare, distancës sociale, maskave të fytyrës dhe do mbajnë një numër të kufizuar klientësh.

Duke justifikuar vendimin, kryebashkiaku Sobyanin tha se “situata me përhapjen e infeksionit koronavirus vazhdon të përmirësohet. Gjatë javës së kaluar, numri i infeksioneve të reja nuk kaloi dy ose tre mijë në ditë. Numri i personave të shtruar në spital ra me një mijë të tjerë. Në spitalet e koronavirusit, më shumë se 50 përqind e shtretërve janë të lirë për herë të parë që nga mesi i qershorit të vitit të kaluar.”

Ai shtoi se pandemia po bie dhe se në këto kushte është detyra e tyre të krijojnë kushte për rimëkëmbjen ekonomike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *