Vendosni fjalën kyçe....

Organizonte lotari të palejuara në lokal, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë


Goditet një tjetër rast i aktivitetit të paligjshëm të lojërave të fatit. Policia ka arrestuar një 39-vjeçar në kryeqytet, pasi dyshohet se organizonte lotari të palejuara në ambientet e biznesit të ri.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë,  gjatë kontrolleve të ushtruara në lokale dhe ambiente të ndryshme, është evidentuar një rast i zhvillimit të aktivitetit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit F. M., 39 vjeç, pasi në lokalin në pronësi të tij u gjetën dhe u sekuestruan 1 aparat celular, dy aparatura që i përdorte për të ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të organizimit të lotarive të palejuara dhe një sasi valute e përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. “– njofton policia.

Ndërkohë policia njofton gjithashtu se ka vënë në pranga dhe pesë persona të tjerë në Tiranë, për vepra të ndryshme penale. Dy prej tyre u kapën me kanabis në rrugën ‘Dritan Hoxha’, ndërsa tre të tjerët duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

 “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve N. K., 31 vjeç dhe H. A., 23 vjeç, pasi në rrugën ‘Dritan Hoxha’, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  1. D., 51 vjeç, L. Dh., 51 vjeç dhe Q. M., 24 vjeçe, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *