Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, në debatin e emisionit “Real Story” foli edhe për përgjimet anti-mafias italiane ku përmenden edhe emra nga bota e biznesit dhe politikës në Shqipëri.
Balla tha se konkluzioni i Prokurorisë italiane doli në konkluzion se organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri.
Ai shtoi më tej, se në dosje nuk përmendet asnjë funksionar i lartë shtetëror.
“Nuk kam lexuar 2000 faqet e materialit. Prokurori italian ka arritur në konkluzionin se organizata mafioze nuk ka depërtuar në Shqipëri. Nuk përmendet asnjë emër në përgjime, që të jetë funksionar i lartë shtetëror i PS-së.
Nuk bëj dot asnjë aludim. Duket si filmi Oktapodi, janë pushuar hetimet që organizata kriminale të ketë investuar qoftë 1 dollar. Basha vazhdon të bëjë rolin e të mbyturit, që kërkon të kapet pas gjethes. Drejtësia të bëjë punën e vet”-tha Balla.