Turma të mëdha protestuesish të veshur me të zeza kanë dalë në rrugë, duke hedhur fishekzjarre, duke djegur një figurinë të kryeministrit Mette Frederiksen dhe duke u përplasur me policët.
Qindra protestues të veshur me të zeza u përleshën me policinë në rrugët e Kopenhagenit, duke hedhur fishekzjarre ndaj policisë, që u përgjigj me shkopinj gome e makinat ujëhedhëse. Demonstratat e dhunshme janë bërë një dukuri javore në kryeqytetin danez, ku masat e bllokimit u zgjatën në fillim të vitit dhe ku qeveria kohët e fundit i shtrëngoi edhe më tej.
Grupi që e quan veten ‘Burrat në të zezë’, ndezi një figurinë të kryeministrit danez Mette Frederiksen. Të paktën pesë persona u arrestuan, tha policia e Kopenhagenit në Twitter.
Skena të ngjashme u raportuan dy javë më parë, kur policia arrestoi nëntë protestues në Kopenhagen. Mes bllokimit, Danimarka po vazhdon përpara me një program të vaksinimit masiv.
Që nga java e kaluar, rreth 2.5 përqind e 5.8 milionë banorëve të vendit janë vaksinuar. Gati 195,000 raste të Covid-19 janë raportuar në Danimarkë, së bashku me 1,970 vdekje, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.