65-vjeçari që iu bë atentat pak më herët në Mamurras, është babai i njërit prej të arrestuarve për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç në maj të vitit 2020.
Ai ka marrë dy plumba dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë. Myslim Lika është babai i Ilir Likës, i cili është ndaluar nga policia si bashkëpunëtor i Eduard Lamajt në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji, që u qëlluan për vdekje nga një grup prej katër personash më 30 maj në barin e një hoteli në Laç.
Një ditë më parë, prokuroria mori si të pandehur për vrasjen në Laç, Eduard Lamajn, i cili u arrestua pak kohë pas atentatit ndaj dy biznesmenëve në një klinikë private në Tiranë ku po kurohej pasi u plagos gjatë atentatit.