Një rast i rëndë është regjistruar në Vorë, ku një 16-vjeçare ka akuzuar një 25-vjeçare për abuzim seksual.
Sipas televizionit “News 24” e mitura pretendon se 25-vjeçarja ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas e ka detyruar të dhunojë veten.
E mitura thotë se 25-vjeçarja e ka mashtruar duke e ftuar në banesën e saj. Ajo thotë në prani të prindërve dhe psikologes se ngjarja ka ndodhur 2 muaj më parë, por vetëm tani ka marrë guximin për ta denoncuar rastin.
E akuzuara është shpallur në kërkim nga policia.