Vendosni fjalën kyçe....

Bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore: Rrezikohet jeta e banorëve


Pas problemeve të vazhdueshme me përmbytjet përgjatë gjithë muajit, bashkia e Shkodrës kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe Shkodër.

Sipas një njoftimi të bashkisë për mediet, situata me përmbytjet është përkeqësuar dhe banorëve në Shirq të Dajçit u rrezikohet jeta si pasojë e shkarkimeve.

“Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe  jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë,  shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.

Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore  për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike”, thuhet në njoftimin e bashkisë Shkodër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *