Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: Do hap 110 mijë vende të reja pune


Në këto momente, Partia Demokratike po prezanton po prezanton programin ekonomik në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kryetari i PD-së Lulzim Basha u zotua se kur të bëhet kryeministër, do të hapë 110 mijë vende të reja pune.

“Zgjidhjet e planit tonë i japin përgjigje këtyre dilemave jetike, të çdo prindi, të çdo familjeje shqiptare. Dhe tani më lejoni të ndaj me ju disa prej çështjeve kryesore të planit tonë, të cilin do ta vëmë në zbatim së bashku duke nisur nga dita e parë e punës si kryeministri juaj.

Angazhimi i parë i programit tonë është minimumi 110 mijë vende të reja pune për shqiptarët, përmes përmirësimit klimës së biznesit, dhe tërheqjes së investimeve të huaja. -deklaroi kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai tha se krijimi i vendeve të reja të punës është jetik për stabilitetin ekonomik.

 Para se të bënte këtë premtime, Basha u shpreh: “Nuk janë premtime por angazhime të miat si Kryeministër përballë çdo shqiptari. Unë sot marr këto barrë të përgjegjësisë para jush”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *