Vendosni fjalën kyçe....

Mesazhi i Metës, Rama i përgjigjet aty për aty: Po Ilir, Shqipëria s’futet në thes, boll e përdore Presidencën si thes për LSI-në


Presidenti Meta e kryeministri Rama janë përplasur në distancë me njëri-tjetrin.

Ndërsa Meta publikoi një mesazh pak më herët në Facebook, Rama iu përgjigj flakë për flakë, kësaj herë në Twitter, pak çaste më pas.

Kryeministri shkruan se Shqipëria nuk futet dot në thes duke i bërë thirrje Metës që të mos e përdorë Presidencën në shërbim të LSI-së.

“Ke të drejtë Ilir, Shqipëria nuk futet dot në thes, shumë mirë e paske thënë! Prandaj boll e përdore Presidencën e Republikës si thes për atë farë LSI-je dhe Presidentin e Shqipërisë si gojën e shqyer të atij thesi!” – shkruan Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *