Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një tjetër, pas një operacioni ku janë sekuestruar rreth 8 kilogramë kabanis.
Dy të arrestuarit janë i dentifikuar shtetasit Romario Xhixha (Urumova) dhe Eduard Saka, i pari nga fshati Larushk dhe i dyti nga fshati Gramëz në Fushë-Krujë.
Personi i shpallur në kërkim me inicialet A.XH është gjithashtu nga fshati Larushk.
Të tre personat e kishin fshehur drogën në bagazhin e makinës së Romario Xhixhës ( Romario Urumovës), i cili dyshohet se donte të blinte lëndën narkotike.
DETAJET E POLICISË
Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit”.
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Durrës.
Sekuestrohen rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar cannabis sativa.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e disponuara nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, u organizua puna dhe finalizua me sukses operacioni i koduar “Tranzit”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- U., 25 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe E. S., 31 vjeç, banues në fshatin Gramëz, Fushë Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Arrestimi i tyre u bë pasi, në Fushë Krujë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Audi” në pronësi të shtetasit R. U., ku ndodheshin dhe shtetasit A. Xh. dhe E. S. (posedues të lëndës narkotike), u gjet një sasi prej 8 kg e 200 gr. lëndë narkotike cannabis sativa, të cilën do ta blinte shtetasi R. U.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. Xh., 37 vjeç, banues në fshatin Larushkë, Krujë dhe po punohet për kapjen e tij.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 8 kg e 200 gr lëndë narkotike cannabis sativa dhe mjeti tip “Audi”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” kryer në bashkëpunim.