Vendosni fjalën kyçe....

Nga 400 shtretër, në 150- Projekti i Erdoganit për spitalin e Fierit


Kanë dalë fotot e projektit të spitalit që do ndërtohen me “yqmin” e Presidenit Rexhep Taip Erdogan në Fier.

Tetë vjet më parë qeveria Rama i pagoi “Atelier4” 550 milionë lekë të vjetra për projektin e një spitali me 400 shtretër por dështoi ta ngrinte (Lexo më shumë te Gogo.al).

Siç shihet nga fotot nuk do të përdoret i njëjti projekt nga turqit e YDA Group, të cilët do të ndërtojnë një spital vetëm me 150 shtretër.

A do t’i kthejë “Atelier4” 550 milionë lekët?!

Fotot e projektit turk janë publikuar nga Top Channel dhe në të shihet se do jetë një spital me një dhe dy katë ku sipërfaqja e godinës do jetë 13 mijë m2.

Emri i tij do jetë Memorial dhe pretendohet të ndërtohet nga kompania YDA për tre muaj.

Marrëveshja për ndërtimin e tij u sigurua në vizitën zyrtare të Ramës në 6-7 janar në Turqi ku koha e ndërtimit të spitalit u konsiderua si bast mes dy drejtuesve të qeverive./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *