Dy alpinistë kanë humbur jetën në Greqi në malin e Olimpit.
Ata humbën jetën nga orteku i borës gjatë kohës kur po ngjiteshin me një grup tjetër.
Në ortekun e dëborës ngelën fillimisht tre prej tyre ku për njërin prej tyre po punohet për ta nxjerrë nga vendi ku ka mbetur dhe ka shpresa për shpëtimin e tij.
Mësohet nga mediat greke se dy viktimat e moshës 47 dhe 52 vjeç ishin mjekë në Larisa.