Kryeprokurori i përgjithshëm Çela ka thënë se është detyrë e çdo prokurori në vend që të nisë hetimet kryesisht kur vihet në dijeni për një ngjarje penale.
I pyetur lidhur me përgjimet e Ndranghetas, ai tha se prokurorët duhet të nisin hetimet dhe se janë të pavarur nga Prokurori i Përgjithshëm lidhur me këtë çështje.
“Të nisin kryesisht hetimet për çdo fakt penal për të cilin ata vihen në dijeni. Prokurori i Përgjithshëm përgjatë 2020 ka marrë të gjithë masat administrative që garantojnë prokurorët për të vepruar në pavarësi të plotë. Askush nuk mund ti pengojë prokurorët sot, drejtuesit e prokurorisë që të nisin hetimet për çështje të cilat janë në kompetencën e tyre lëndore dhe tokësore.” – ka thënë Çela.
Ndërsa kreu i SPAK-ut e ka kyçur gojën i pyetur nga gazetarët nëse institucioni i drejtuar prej tij ka nisur hetimet lidhur me përgjimet e antimafias italiane.
“Nuk kam asnjë koment për këtë çështje.” – ka thënë Arben Kraja.