Një shtetase italiane ka mbetur e plagosur gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar në Kavajë.
Ngjarja ka ndodhur në Vilë Bashtovë, ku italiania e cila është pronarja e një restoranti atje, ka mbetur e plagosur me thikë.
Paraprakisht dyshohet se autor i plagosjes është bashkëshorti i saj shqiptar, i cili është i dënuar me arrest shtëpie për akuzën e dhunës në familje.
Sipas “News 24” policia shkuar në banesën e tyre dhe ka nisur verifikimin e denoncimit, por nuk gjen DVR e kamerave të sigurisë.
Nga ana tjetër burri pretendon se gruaja italiane i dërgoi njerëz në shtëpi që ta rrihnin. Identitetet e personave nuk janë bërë me dije.