Vendosni fjalën kyçe....

Premtimi i dytë i Bashës: Paga minimale do të jetë 36 mijë lekë


Pasi premtoi 110 mijë vende të reja pune, zotimi i dytë i Lulzim Bashës ndërsa prezanton programin e tij për zgjedhjet e 25 prillit është rritja e pagës minimale.

Basha premton se do ta rrisë pagën minimale në 36 mijë lekë.

“Unë angazhohem të rris pagën minimale dhe ta çojë atë në 36 mijë lekë të reja në muaj, zotimi im i para 2 viteve para bashkimit të sindikatave shqiptare, është sot pjesë e planit tonë ekonomik. Rritja e pagës do të bëhet duke krijuar lehtësira për biznesin, duke e mbështetur atë, që jo vetëm të rritet paga minimale, por edhe numri i të punësuarve dhe jo siç ndodh sot, ku për shkak të kostove, taksave, gjobave, biznesi detyrohet të shkurtojë vende pune.

Në qoftë se biznesi shkurton vende pune nuk ka asnjë vlerë rritja e pagës minimale, ndaj qeveria jonë do të mbështesë dhe do të mbrojë të gjithë punonjësit dhe të vetpunësuarit, sepse kjo është detyrë bazë e qeverisë të mbrojë interesat e njerëzve, por njëkohësisht përmes masave tona fiskale dhe ekonomike qeveria do të garantojë konkurrueshmërinë e të gjithë punëdhënësve, të cilët jo vetëm nuk do të humbin, por do të përfitojnë nga masat e planit tonë ekonomik, duke bërë të mundur që të gjithë të dalin të fituar nga ky plan.“– deklaroi kryedemokrati.

Ai më herët tha se kur të bëhet kryeministër, do të mundësojë minimum hapjen e 110 mijë vendeve të reja pune.

Para se të bënte këto premtime, Basha u shpreh: “Nuk janë premtime por angazhime të miat si Kryeministër përballë çdo shqiptari. Unë sot marr këto barrë të përgjegjësisë para jush”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *