Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri Luigi Soreca nuk i ka shpëtuar infektimit nga Covid-19.
Lajmin e ka dhënë vetë Soreca nëpërmjet një twitteri. Ai thotë se është mirë me shëndet dhe i izoluar në shtëpinë e tij.
“Pas marrjes së testit, sot mora konfirmimin se rezultova pozitiv ndaj Covid-19. Jam mirë me shëndet, ashtu si dhe familja ime. Unë jam në vetëizolim në shtëpinë time nga ku do të vazhdoj të ndjek nga afër punën e përditshme të Delegacionit të BE në Tiranë. Mbani veten të shëndetshëm dhe qëndroni të sigurt”, shkruan ambasadori Soreca.