Aktorja Pamela Anderson është martuar me truprojën e saj, me të cilin u dashurua gjatë karantinës.
Siç shkruan “Daily Mail”, aktorja lidhi kurorë për herë të katërt me Dan Hayhurst, i cili është gjithashtu një ndërtues nga qyteti i saj i vogël, në një ceremoni intime në tokën e shtëpisë së saj në Vancouver Island.
Në një prononcim për tabloidin britanik, Anderson tha: “Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem – në krahët e një njeriu që më do vërtet.”
Aktorja ka ndarë me publikun foto dhe video nga dita e tyre e veçantë.
Anderson është me origjinë nga Kanadaja dhe tha se martesa u krye nga pastori vendas.
Dasma tradicionale u mbajt në oborrin e shtëpisë së saj në në fshat, që Anderson e ka blerë nga gjyshërit.
Pamela Anderson ka lindur në Ladysmith, një fshat peshkatarësh në British Columbia, në vitin 1967.
Ajo u rrit në zonë derisa puna me “Playboy” e zhvendosi atë në Los Angeles.