Një person ka gjetur vdekjen pas një aksidenti në rrugën Shkodër-Koplik.
Mësohet se një person që udhëtonte me biçikletë është përplasur për vdekje nga një efektiv policie.
Aksidenti i rëndë ka ndodhur pranë fshatit Shtoj i ri ndërsa viktima është identifikuar si Agim Shkambaj.
Ai është dërguar në spitalin e Shkodrës por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë efektivi Gjergj Gjeloshi është arrestuar nga kolegët e tij.