Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim: Populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë


Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim, ka marrë pjesë sot në konferencën me temë “Kostot e demokracisë II; Paratë në politikë dhe Integriteti Zgjedhor”.

Ajo kishte disa mesazhe për liderët shqiptarë lidhur me zgjedhjet e 25 prillit. Kim u ndal në listën e eputetëve duke thënë se nuk duhet të ketë kriminelë në listë, ndërsa shtoi se partitë duhet të bëjnë transparencë për financimet.

“SHBA ka punuar dhe do të punojë për të përmirësuar demokracinë në Shqipëri. Përfaqësuesit në parlament duhet të përfaqësojnë të gjithë shqiptarët. Liderët e partive të largojnë politikanët e korruptuar nga lista. Partitë të bëjnë transparente financimet.

Të kontrollohen mirë kandidatët, populli shqiptar nuk duhet që të votojë për kriminelë. Shqipëria mund të ndërtojë një sistem më të mirë elektoral. Ne inkurajojmë të gjithë partitë, që të kenë transparencë për gjithçka për zgjedhjet e ardhshme”, deklaroi ambasadorja Kim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *