Ish-ministri i Financave, Anastas Angjeli, ka komentuar mbrëmjen e sotme programin ekonomik të prezantuar ditën e djeshme nga kreu i PD-së, Basha.
Sipas Angjelit, nuk bëhet fjalë për një projekt ekonomik por një paketë premtimesh me 12 pika.
Deputeti socialist e bëri deklaratën në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora.
“Sot nuk ka program. Ka vetëm një paketë me 12 pika, që u shpallën, që është një paketë premtimesh. E vetmja gjë, po e them me sinqeritet, që mund të debatojmë dhe të diskutojmë është: ju thoni taksë e sheshtë, ne themi taksë progresive. Pse ju thoni kjo taksë është më e mirë, pse ne themi kjo taksë është më e mirë? Këtu mund të debatohet. PS ka mbrojtur dhe mbron idenë e një takse progresive, me filizofinë e së majtës, që kush siguron të ardhura më shumë, duhet të kontribuojë më shumë. PD shkon me një ide tjetër, të gjithë të paguajnë njësoj. Populli e gjykon e më pas voton. Por të paraqesësh program ekonomik, në fushatë elektorale, të pretendosh që marrësh pushtetin dhe të mos thuash gjë për ekonominë… Si do rimëkëmbet ekonomia?” – u shpreh Angjeli.