Presidenti i Serbisë ka pohuar se vendi do marrë vaksinën kineze kundër Covid-19.
Në një deklaratë për mediat serbe, Vuçiç, tha se vendet e fuqishme e kanë braktisur Ballkanin Perëndimor e në këto kushte ai i ka shtrirë dorën Kinës për blerjen e vaksinës së saj, Sinopharm.
Kritika të ngjashme për braktisjen e vendeve të Ballkanit nga ana e BE-së për sa i përket vaksinës Covid-19, ka bërë në disa raste edhe kryeministri Rama.
“Është sikur bota të ketë goditur një ajsberg, si ‘Titaniku’, të pasurit dhe më të pasurit shpëtojnë veten dhe njerëzit e tyre. Ata kanë përgatitur varka të shtrenjta shpëtimi për ta dhe ne që nuk jemi të pasur, por jemi të vegjël si vendet e Ballkanit Perëndimor, po mbytemi bashkë me ‘Titanikun’. Ky mund të mos jetë qëllimi i tyre, por nuk u intereson shumë.” – ka thënë Vuçiç.
Tani për tani Serbia është ndër vendet e rajonit me më shumë popullsi të vaksinuar.