Vendosni fjalën kyçe....

Basha paralajmëron: S’do e njohim zgjatjen e koncesionit të Rinasit


Kreu i PD-së ka deklaruar pak më parë se nuk do e njohë zgjatjen e koncesionit të aeroportit ndërkombëtar të Rinasit.

Basha tha se nuk do njohë asnjë PPP apo zgjatje koncesioni të propozuar nga qeveria në ikje duke shtuar se çdo veprim i tillë është shkelje flagrante ligji.

Kryedemokrati premton se aeroporti i Rinasit do u kthehet qytetarëv e shtetit sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare.

“Çdo akt koncesioni, PPP apo zgjatje koncesioni i propozuar nga qeveria ne ikje, është në shkelje flagrante të ligjeve të vendit. Zotohem para çdo shqiptari se unë dhe qeveria ime nuk do të njohim asnjë akt të tillë dhe do ta zhbëjmë atë. Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” do tu kthehet shqiptarëve dhe shtetit të tyre sipas përcaktimeve fillestare të kontratës koncesionare. Shqipëria do tu kthehet shqiptarëve!” – shkruan Basha në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *