Cardi B ka reaguar e revoltuar për shkak se detyrohet të testohet herë pas here për Covid-19 e beson se kjo tashmë është kthyer në një biznes.
Reperja tregon se shpenzon shuma të pëdha parash për t’u testuar dhe po ashtu dhe skuadra e saj. E beson se shumë njerëz për shkak të situatës, po përfitojnë në kurriz të të tjerëve.
Ajo shkruan në “Twitter”: “Unë testohem për Covid 4 herë në javë. Skuadra që kujdeset për mua dhe menaxherët po ashtu testohet. Sa herë që ne testohemi harxhojmë 250$. Kjo është me të vërtetë një biznes i ri”.
I get Covid tested bout 4 times a week. My glam and management gotta get tested as well. Everytime we get tested is about 250$ each.This is seriously a new business
— iamcardib (@iamcardib) January 26, 2021
Këngëtarja ka treguar për fansat të cilët mendonin se testet janë falas, se kjo nuk ndodh në të gjitha rastet por vetëm kur ke simptoma të Covidit.
“Është falas kur shkon tek doktori, por kur është për punë dhe ti duhet të marrësh njerëz që ta bëjnë testin në shtëpi, nuk është falas. Është e domosdoshme që të testohemi, sepse nëse ti je në hapësirën time dhe infektohesh me Covid, unë mund të paditem.”- thotë ajo.
Reperja shton: “Nëse bëj një reklamë dhe marr COVID, kompania mund të paditet. E gjitha ka të bëjë me të mos qenit përgjegjës dhe është një kërkesë. Qeveria duhet të paguajë për punonjësit e kujdesit shëndetësor por ne i paguajmë nga xhepat tanë.”
Cardi B ka shpjeguar se nuk po e denoncon këtë çështje për t’u ankuar për shpenzimet që ka patur vetë, por për të nxjerrë në pah që testimet janë kthyer në një biznes të mirëfilltë.
“Epo ky postim nuk ka të bëjë me ankesat, ka të bëjë me KAPITALIZMIN! Se si Covid po kthehet në një biznes dhe nëse kjo të ishte pjesë e planit. Si po zemëroheni me mua që kjo është një kërkesë për tu testuar? Vetëm për të xhiruar një reklamë edhe rojet duhet të testohen dy here.”- shprehet ajo në një tjetër postim.